FOTO/ Kush është oficeri i policisë në Durrës që u vra me armën e shërbimit brenda në zyrë, ishte baba i dy fëmijëve
Personi në foto është Arben Pjeçi, 57-vjeçari me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Durrës, që i dha fund jetës sot në zyrën e tij me armën e shërbimit.
Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
Vendimi i gjykatës e ka çuar në një gjendje të rëndë depresive pasi i ka dhënë fund karrierës në polici.
Po hetohet për të kuptuar pse “askush” nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.
“Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë si dhe është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake”- njofton policia.
AlbaniaWeb.net