Thu, Nov 28, 2024

Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë

  • PublishedJanuary 25, 2024

e Republikës së Shqipërisë vendosi në seancën plenare të së enjtes, rrëzimin e pjesshëm të nismës së qeverisë për ligjin e studentëvë të mjekësisë.

Specifikisht, më 25 Janar u shfuqizua detyrimi për punësimin e detyruar në vend për pesë, tre dhe dy vite.

“Gjykata kushtetuese me shumicë votash vendosi shfuqizimin e fjalëve “pesë vjet” në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5 vjeçar” në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “tre vjet”, në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “tre vjeçar”, në nenin 4, pika 3, shkronja “b”, “dy vjet” në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “dy vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b” të ligjit nr.60/2023”, shkruan njoftimi i .

Parlamenti miratoi më 21 korrik 2023 projektligjin e qeverisë që do i detyronte studentët e mjekësisë në Shqipëri të punonin në vend të paktën për pesë vite, duke u mbajtur atyre diplomën pas përfundimit të studimeve.

Ligji në fjalë u prit me protesta të shumta nga studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët e paditën atë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës.

Në njoftimin e gjykatës theksohet se edhe pse kufizimi është vendosur për interes publik të garantimit të kujdesit shëndetësor, ky kufizim nuk është proporcional me afatet e shlyerjes së detyrimeve për punësim.

“Afati pesë vjeçar është i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër sesa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim”, citon njoftimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky afat tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve.

Gjykata i caktoi Kuvendit detyrimin për të miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore brenda tre muajve pas këtij vendimi.