Juventus, prezantohet mbrojtësi: Ndoqa zemrën, këtu ndryshe nga kampionati francez
Juventus afroi pak ditë më parë mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, nga Lille për shumën e 3.6 milionë eurove dhe 3.1 milionë tjera bonuse. Djalo është prezantuar zyrtarisht si futbollist i bardhezinjve, teksa në fjalët e tij të para në Torino nuk fsheh dot lumturinë.
“Jam shumë i lumtur, është një ekip cilësor me një trajner shumë të fortë dhe mendoj se mund të mësoj shumë me të. Erdha tani dhe ndihem shumë mirë, skuadra është e fortë dhe më pëlqen si luajnë. Është më e lehtë për mua të mësoj në këtë mënyrë, doja të luaja këtu sepse është ndryshe nga liga franceze.
Për zgjedhjen për të shkuar te Juve në vend të Interit: “Ndjeva se Juve më dha një mundësi të madhe, ky është një klub me shumë histori dhe mendoj se bëra mirë që nënshkrova me Juventusin. Kam ardhur këtu sepse dua të luaj, jam shumë i qetë. E di që kam cilësi për të luajtur këtu. Kam dëgjuar se Juve më donte, fola për planet e tyre dhe u ndjeva mirë”.
Për krahasimin me Tomorin dhe idhullin e tij: “Me Tomorin jemi pak më ndryshe por e respektoj atë që tha. Ka shumë mbrojtës cilësorë, më pëlqeu Thuram-i, ai luajti djathtas dhe majtas dhe unë jam si ai”.- tha ai. Tiago Djalo mund të debutojë që në fundjavë, ndaj Empolit në kampionat.
(J.S/)