Thu, Nov 28, 2024

Sektori i Arbitrimit në FSHF, seminar me vëzhguesit e kategorisë së parë dhe të dytë

  • PublishedJanuary 25, 2024

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një seminar me vëzhguesit e kategorisë së parë dhe të dytë. Ky seminar u organizua në kuadër të rifillimit të pjesës së dytë të sezonit, dhe synohet rritja e performancës nga ana e zyrtarëve të ndeshjeve.

Në këtë seminar morën pjesë 55 vëzhgues nga kategoria e parë dhe e dytë. Fillimisht u analizua performanca e tyre gjatë sezonit 2023-2024 dhe problematikat e hasura apo gjërat që janë për t’u përmirësuar.

Njëkohësisht, vëzhguesve u është kërkuar seriozitet maksimal në plotësimin e raporteve vlerësuese për zyrtarët e ndeshjes, teksa të gjithë kanë diskutuar edhe për vështirësitë që hasin gjatë një ndeshjeje në kategorinë e parë dhe të dytë.

Pas përfundimit të seminarit u zhvillua edhe një video – test teorik, ku të gjithë vëzhguesit ndanë mendimet e tyre.

Në ditët në vijim, Sektori i Arbitrimit në FSHF do të zhvillojë seminare edhe me vëzhgues të kategorive të tjera për të diskutuar rreth problematikave që hasi dhe për të analizuar performancën e tyre.

AlbaniaWeb.net