Sat, Feb 15, 2025

“Askujt s’i besohej se mes nesh do të niste diçka”, Eliona Pitarka flet si rrallë herë për partnerin: S’e dija që ishim në një lagje

  • PublishedJanuary 27, 2024

Aktorja Eliona Pitarka e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në AlbaniaWeb.net si rrallë herë ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Desin me të cilin kanë dy vajza, Galën dhe Sansën.

Ka qenë motra e saj që i ka njohur, pasi punonin në të njëjtin vend.

“Kisha disa vite në televizion, ishte motra ime, partnerin e jetës e njoha falë saj, ata kanë punuar bashkë, edhe pse vajzë nga ekrani gjithmonë kam qenë ajo vajza që nuk krijuar asnjëherë shoqëri të ngushtë, gjithmonë me shoqërinë e motrës, ajo dilte me shoqet dhe shokët e tij, njihem dhe takohem me Desin, ka qenë shumë graduale dhe kështu askujt nuk i besohej se mes nesh do të niste diçka.

Kemi nisur si shokë, si miq, derisa nisëm të flisnim në rrjete sociale, nuk e kam kuptuar as si dhamë puthjen e parë. Nuk e dija që jetonim në të njëjtën lagje. Takimet e para ishin në lokalet e lagjes, motra ime ende nuk e dinte, doja të isha më e sigurt, ka qenë në  një lokal të lagjes sonë, është e çuditshme se si startoi ajo”, tha Eliona.

 


AlbaniaWeb.net