Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha
Nuk ishte vetëm një kohë e terrorit që edhe kohë e letërsisë. Shkrimtari mbretëronte përballë tiranit.
Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijëra faqe nga letërsia e Ismail Kadaresë gdhendeshin. Ato lexoheshin në dy anët njësoj. Para atij muri ai luante vallen si instikt bazik i njeriut që thërret liri. Nuk ishte një valle makabre. I lëvizte këmbët pafajësia. Ishte pafajësia e një buzëqeshjeje të përgjakur. Nëse do i kërkonim ndihmë Kunderes sivëllaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.
Jeta, mbijetesa, ndërgjegjia e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes së mirës dhe së keqes, të qenit i huaj në tokën tënde por edhe përgjegjës madhor për fatin e saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë vështruese të një “momentumi” pa të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pamëshirshmin shtrat të Prokrustit.
Paradoksalisht, ose si dëshmi e një spirancë ngulur në rrënjët e tokës si dhëmbët e Kadmosit në kujtesën mitologjike të lexuara sot ose nesër ato paraqiten të domosdoshme, duke ndikuar mbi axhendën kulturore dhe mendimin e çdokujt duke humbur disa përmasa për të fituar të tjera tek universalja, vija trashendentale e “botës sanë”. Gjithmonë është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ende s’ka trokitur. Aktualja si e transformuar me teknologji artificiale nuk mplaket kurrë aty. E ndjek njeriun personazh, shiptarar, francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast përtej krahinës, moteve, kombeve, gjeografisë, sistemeve dhe gjuhës.
Një kulturë (ajo shqiptare) nuk rritet duke u asimiluar brenda kulturave më të forta, por nëse ajo dialogon me ato, kurioze për të mësuar.
Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet, më saktë e imponoi, edhe përtej dëshirës së të tjerëve, sapo e kudo si gjithë gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shnderrohen në fenomene. Brenda historinë, gjenerues i saj, me letersinë dhe bëres i saj, tek Europa si bir i vet që i përkufizon identitetin me “ulërimën civile” të Mun në fytyrën noprane e nazike, shqiptar i vjetër sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbisedues i Pirros dhe Teutës, Skënderbeut, Naimit e Fishtës, At Zef Pllumit, i prindërve tanë i yni dhe fëmijëve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare “në veçantësinë që paraqet Europa Qendrore e ajo Lindore (shkruante dikur Itsvan Bido) përkatësia gjuhësore shndërrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin përcaktimeve territoriale në kufijtë ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.
Një prej rëndësive që kjo enciklopedia kadareane ka për shqiptarët mund të gjendet edhe në këto fraza ku gjuha kultura dhe ekzitenca plotësojnë njëra-tjetrën. Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha!
Le të bëjmë detyrën tonë, të përpiqemi ta kuptojmë atë.
AlbaniaWeb.net