Sun, Nov 17, 2024

“Nuk e di me kë e ka lënë vajzën”, ish-bashkëshorti akuzon Ledjonën

  • PublishedJanuary 28, 2024

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka deklaruar se banorja e “BBV3”, Ledjona nuk e ka njoftuar që do futej në këtë spektakël, madje ai nuk është në dijeni as për vendndodhjen e vajzës. Gjatë një interviste në rubrikën “Mos i bjer me top” ai tha se reagimi i tij para 1 jave erdhi pas deklaratave të Ledjonës kur thoshte që vajzën e kishte rritur pa bukë. Ai shpjegon:

Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.

Ai po ashtu mohoi edhe akuzat se ka ushtruar dhunë kundrejt gazetares.

Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua