“Unë do hyj me tanga”, aktorja rrëfen si do të futet në “BBV3”
E ftuar në “Fan Club” ditën e sotme ishte aktorja e humorit Cubi Metkaj, ku dha mendimin e saj lidhur me lojën brenda “Big Brother VIP”. Opinionisti Ronaldo Sharka i drejton asaj pyetjen:
Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP?
Përgjigja e saj ngjalli mjaft polemika:
“Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.
Aktorja shtoi:
Një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga
Kjo deklaratë e Cubit erdhi pas diskutimit që u bë për dyshen Juli-Egla, për të cilët po përflitet se debati i “brekëve” është i stisur.