Fitoi gjyqin me Donald Trump dhe fitoi miliona dollarë shpërblim, E. Jean Carrol shuan kureshtjen: Do i jap paratë për…
E. Jean Carroll njoftoi se ka në plan të shpenzojë disa prej parave të fituara nga gjyqi i shpifjes kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, për diçka që ai e urren.
“Do të doja t’i jepja paratë për diçka që Donald Trump urren. Nëse do t’i shkaktojë dhimbje atij që unë të jap para për gjëra të caktuara, ky është qëllimi im”, tha 80-vjeçarja për ABC News.
Ajo tha se ishte “e tmerruar” pasi do të përballej me Trump në gjykatë, por më pas frika ka marrë fund pasi ka nisur seanca.
Trupi gjykues vendosi se Trump ka shpifur, teksa gjykatësi e quajti gënjeshtër për akuzën e bërë nga Caroll për sulm seksual kundër saj.
Sipas BBC, Carroll i tha ABC-së se disa nga anëtarët e jurisë i buzëqeshën asaj ndërsa largoheshin nga gjykata pasi u njoftua vendimi i tyre.
Ish-presidenti u shpall përgjegjës për abuzim seksual të 80-vjeçares në vitet 1990. E për këtë ai do t’i duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 83 milionë dollarës.
Trump ka premtuar se do të apelojë, duke e quajtur rezultatin e çështjes “absolutisht qesharake”.
Dhjetra gra e kanë akuzuar ish-presidentin për përdhunim, sulm dhe ngacmim seksual që datojnë që nga vitet 1970. Gjëra të cilat ai i ka hedhur poshtë.
Pritet që Trump të depozitojë paratë në institucionet përkatëse, por ende avokatët e tij nuk kanë marrë snjë veprim.
AlbaniaWeb.net