“Jeta e saj ishte si Big Brother”/ Curri: A nuk kishte familjarë bashkëshortja? Hoxha: Rasti i Jetnor Zhabolit, tipike ai që mbyllet për tu zgjidhur pas mureve
Anila Hoxha: Bashkëshortja dilte por jeta e saj ishte si një Big Brother, kontrollohej nga kamerat dhe Jetnor Zhaboli i kishte marrë edhe telefonin. Në darkë ai mbyllte dritat nga frika se përgjohej. Ai ndizte një elektrik dore që të shihnin njëri-tjetrin.
Arjan Curri: A kishte familjarë ajo? Se duhet ta kuptonin diçka. Nuk takohej me familjarë?
Anila Hoxha: Marrëdhënia posesive…
Arjan Curri: Nuk e vizitonin këta emra që përmenden?
Anila Hoxha: Jo.
Arjan Curri: Domethënë qe kanë toleruar, sepse kur nuk takon një person me ditë dhe javë të tëra.
Anila Hoxha: Kur ka një marrëdhënie të acaruar mes bashkëshortëve, njëri prej tyre përfundon i arrestuar, dhe gruaja e denoncon, krijohet distanca. E kundërta ka ndodhur me familjen e Jetnorit dhe ku është bashkëshortja me fëmijë ata po trajtohen. Duhet të flasim edhe për psikologët e skollave të fëmijëve që nuk zbuluan gjë. Bashkëshortja sot është në praninë e prindërve të tij. Është një mungesë totale për të kuruar një person që kanë probleme të shëndetit mendor, Është tipike rasti që mbyllet pas mureve me shpresën për tu zgjidhur.
AlbaniaWeb.net