Thu, Nov 28, 2024

Kunvendi përjashton deri në 20 ditë 19 deputetë të opozitës

  • PublishedJanuary 29, 2024

Duke u bazuar në një rregullore të re të miratuar në mënyrë të njëanshme Komisioni për Etikën në Kuvend vendosi të hënën të përjashtojë nga punimet e Kuvendit 19 deputetë të pas tentativës së tyre për të bllokuar seancën plenare të enjten.

Masa disiplinore ndaj 19 deputetëve të opozitës u mor në një mbledhje jopublike online të Komisionit për Etikën pas një kërkese të 7 deputetëve socialiste.

Vendimi parashikon përjashtim 20 ditë për deputetin dhe 10 ditë për 18 deputetë të tjerë; , Sorina Koti, Elda Hoti, , Isuf Çela, , Lefter Gështenja, Helidon Bushati, , Edmon Spaho, , Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe .

Salianji e quajti vendimin, “një akt të paprecedentë” ndaj opozitës.

“Rreth 50 përqind e grupit parlamentar demokrat do të përjashtohen nga , praktikisht duke iu hequr përkohësisht mandatin parlamentar të dhënë me votë nga sovrani”- tha ai në një dalje për mediat.

Sipas tij, kjo është një trajtim i deputetëve “me një urrejtje armiqësore të verbër” dhe tha se PD e konsideron këtë si “shpallje lufte” ndaj opozitës.

“I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë një mision monitorues në Shqipëri për të ndaluar degjenerimin e Kuvendit dhe kthimin e tij në shina eurpiane, larg prej stilit putinian të Dumës ruse”- përfundoi Salianji.

Në seancën e fundit ai përdori një mjet zhurmues për të bllokuar seancën, ndërsa deputetët e tjetër bllokuan foltoren e Kuvendit me pankarta protestuese kundër kryeministrit ku lexohej; “Vrasës i parlamentarizmit”, “Vrasës i demokracisë”.

Kjo lloj forme e protestës u vendos pasi mazhoranca përdori forcën e kartonave për të rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe kërkesën për riformatim të komisionit bipartizan për reformën zgjedhore.

Masat disiplinore u ashpërsuan me nismën e shumicës e cila futi në rregulloren e Kuvendit, duke rritur afatin e përjashtimeve nga 10 ditë deri në 60 ditë, pasi opozita nisi protestat me tymuese, mjete zhurmuese dhe përmbysje karrigesh në seancat plenare.