Fri, Sep 20, 2024

Loja e ‘rezistencës’ sjell debate mes grupit të Julit dhe të Romeos

  • PublishedJanuary 29, 2024

Loja e rezistencës në ‘Big Brother Vip’ vazhdon mes dy grupeve, atij të Romeos dhe Julit, ndërsa grupi i Ilnisës u dorëzua dje, pas një debati që për pak agravoi në dhunë fizike mes Merit dhe Sarës.

Të parët që kanë nisur lojën sot ishin grupi i Julit, i cili paralajmëroi lojëtarët e tij të rezistojën për të fituar kundër Romeos. Grupi i aktorit i ka bllokuar banjën atij të Romeos gjë që ka sjellë debate të shumta mes tyre.

Moderatori i revoltuar nga ky gjest tha: “Deri në darkë ne erdhëm dhe ju dhamë bukë dhe ju bllokoni banjën”, ndërsa Olsi Bylyku i cili është nga grupi i tjetër iu përgjigj: “Shtyjeni sa të doni ne këtu na keni”.