“Merru me burra”, debat i ashpër i Edonës me Blerandon
Debat i ashpër ka ndodhur pak ditë përpara finales së ‘BBVK’. Bëhet fjalë për dy konkurrentët Edona dhe Blerando.
Sipas Edonës, Blerando është një ‘rrencak’ dhe kjo gjë e ka acaruar tepër shumë Blerandon, i cili këtë herë nuk ja toleron ofendimet kundrejt tij.
Kjo pasi Edona, që prej fillim të edicionit, e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme.
Rikujtojmë që dhe pak ditë na ndajnë përpara finales, ku ende në garë janë konkurrentët: Shqipe, Blerando, Edona dhe Lumbardh.