“Salianji mban pajisje zhurmuese, Vokshi e Metaliaj bllokuan karriget e Alibeajt e Gjiknurit”, PS kërkon masë disiplinore për 19 deputetë të opozitës (EMRAT)
Deputetët e Partisë Socialiste i kërkojnë Sekretariatit të Etikës marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës për shkak se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit.
“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmues në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ata vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga shtatë deputetë të PS-së.
Kërkesa i referohet gjithashtu edhe bllokimit të dy mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
“Skenarët bllokues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në komisionin e reformës zgjedhore të 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e maxhorancës të uleshin në vendet e tyre. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe iu drejtuan me tone të larta deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroi që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, vijon më tej kërkesa.
Deputetët për të cilët kërkohet masa disiplinore
Albana Vokshi
Sorina Koti
Elda Hoti
Lindita Metaliaj
Isuf Cela
Tritan Shehu
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Xhelal Mziu
Edmond Spaho
Oerd Bylykbashi
Ervin Salianji
Saimir Korreshi
Kasëm Mahmutaj
Ramadan Lika
Kastriot Piroli
Qani Xhafa
Ledovik Hasani
Luan Baçi.
AlbaniaWeb.net