Trondit gazetari: Vetëm në Korçë ka 4 mijë raste depresioni, pengmarrja e gruas rast i agravuar/ Curri: Po jepen ilaçet si karamele
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Top Story” tha se nuk duhet ta mbajmë të izoluar rastin Jetnor Zhaboli, i cili “burgoi” familjen e tij në shtëpi, pasi ky veprim erdhi si pasojë e çrregullimeve mendore të 35-vjeçarit.
“Ai vërtet e kishte izoluar por nuk duhet a mbajmë të izoluar si çështje tipike për dhunën ndaj grave, pasi i përket çështjes së shëndetit mendor”, thotë Bregu.
Në kundërshtim, moderatorja Grida Duma, thekson se nuk është çështje tipike për dhunë ndaj grave, por vetë gruaja e Zhabolit e bllokoi informacionin, duke mos e denoncuar bashkëshortin e saj.
Për këtë, Bregu thotë se shoqëria duhet të jetë më e pranueshme për ata që kanë nevojë të kurohen për probleme të shëndetit mendor.
“Ajo nuk arrin dot ta bindë bashkëshortin e saj të pranojë që të kurohet. Edhe pse i përkasim shtresës së mesme të shoqërisë, nuk arrijnë dot ta ndajnë se shëndeti mendor duhet të kurohet. Antidepresantë në këtë vend merren pafund”, tregon gazetari.
“Edhe pa recetë, jepen si karamele”, thotë analisti Arian Curri.
“Pjesa më e madhe e kurimit që askush mos e dijë që ai po kurohet. Shifrat janë alarmante. Kur ndodhi një konflikt me armë në Korçë, në Maliq, të gjithë menduam se ishte shërbimi shëndetësor ai që e kishe fajin që nuk e kishte shkruar, ndërsa në Korçë në ditë donin shërbim ambulator, 4 mijë banorë”, sipas Bregut.
Bregu: As shteti nuk ka bërë një strategji për këtë, kemi kaluar drama të mëdha. 1 në çdo 3 martesa shkon në divorc në Shqipëri, që janë shtresë e mesme. Shoqëria është e vrazhdë.
Iris Luarasi: Ne mbetemi një shoqëri patriarkale, ku shoqëria dënon viktimën, duke gjetur atë fajtore për 1000 arsye. Ky është problemi.
AlbaniaWeb.net