Fri, Sep 20, 2024

Video lajm/ Aksidenti i rëndë në Lezhë! Makina e bërë copash nga përplasja, katër persona në gjendje kritike për jetën

  • PublishedJanuary 29, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

Dy automjete janë përplasur, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Për shkak të dëmtimit të madh të makinës, një person ka mbetur i bllokuar dhe nevojiten forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit.

4 persona janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në gjendje të rëndë ne spitalin e Traumës. Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.


AlbaniaWeb.net