“Vuanin dënimin”/ Gazetarja: Kam parë të sëmurë mendorë që ishin të lidhur me zinxhirë
“Kam patur mundësinë të vizitoj burgun e Zaharisë. Përkatësisht dy ambiente ku mbaheshin dy të burgosur që vuanin dënimin. Në spitalin burg në Tiranë që kanë nevojë për trajtim me zemrën se mund të kenë nevojë për tu dërguar direkt në spital. Këta individë ishin të lidhur me litar në krevat edhe me zinxhir, bëhet fjalë para 10 vitesh.
Atëhere u bë vërtetë kambanë alarmi. Kam parë njerëz të lidhur me zinxhirë. Ishte stafi për 140 kriminelë me probleme mendore që trajtoheshin nga tre mjekë. Një nga intervistat më të forta ka qenë asokohe me një nga drejtoreshat e Helsinkit, ajo tha: ‘Nëse ka drejtësi kush gjykatës që firmos për mjekim të detyrueshëm dhe mbyll sytë për situatën, është në shkelje’. Duhet që personat të marrin trajtim të posaçëm që ruhet jashtë me policë, vetëm nga perimetri rrethimit”, u shpreh gazetarja.
AlbaniaWeb.net