Sat, Nov 30, 2024

“Lëvizja jote ishte kërcënuese”, Arbër Hajdari komenton zënkën Meri-Sara

  • PublishedJanuary 30, 2024

Zënka e Merit dhe Sarës e cila ishte gati të kalonte edhe në konfrontim fizik, nuk kaloi pa u komentuar në këtë Prime. Sara sqaroi qëndrimin e saj në mënyrë kërcënuese nga ana e Merit teksa banorët ishin të lidhur me litarë.

Sara: Askush nuk e di çfarë kam menduar unë në atë moment. Sepse ka pasur shumë njerëz që kanë menduar se unë do rrah Merin, por unë nuk kam ardhur në Big Brother për të rrahur Merin

Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari nuk ndan të njëjtin mendim me fjalët që ajo thotë.

Arbër: Lëvizja jote me hapa të ngadaltë ishte kërcënuese

Sara: Po isha e lodhur mo Arbër kishim 8 orë

Kujtojmë se, debati nisi kur Meri i përmendi Sarës fjalën ‘dashnor’ dhe nga fjalët u kalua në përplasje fizike, ku Ilnisa hyri mes banoreve.