Minnesota rimerr kreun në Perëndim, Oklahoma zbret e treta, Boston marshon në Lindje (VIDEO)
Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar spektakël, pasi janë ndeshur ekipet pretendente mes tyre. Minnesota rimori kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 107-101 në fushën e Oklahoma City Thunder, që zbret në vendin e tretë.
Një sfidë e ekuilibruar në pjesën e parë, ku diferenca ishte vetëm dy pikë, ndërsa në të dytën miqtë bënë diferencën dhe arritën në fund të menaxhonin shumë mirë 6 pikët në avantazh. Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesota-n.
Po në Perëndim, ekipi kampion në fuqi i Denver fitoi 113-107 ndaj Milwaukee, një përballje mes dy skuadrash pretendente për titull në NBA. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Nuggets u dalluan Murray me 35 pikë dhe Nikola Jokic me një “triple double”, 25 pikë, 16 rebound dhe 12 asist. Për Bucks, Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 rebound, por që nuk mjaftuan.
Nga humbja e Milwaukee përfiton Boston, që shkëputet edhe më shumë në vendin e parë në Lindje. Celtics mposhtën 118-112 New Orleans, ndeshje ku u dalluam Tatum me 28 pikë e 10 rebound.
()