Nëntë ditë mes jetës dhe vdekjes! 18-vjeçari, Lorenzo Pjetrushi, vdes pasi ra nga makina teksa regjistronte një video për TikTok
Luftoi për nëntë ditë mes jetës dhe vdekjes, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca’Foncello në Treviso, për t’u dorëzuar pasditen e 29 janarit.
Lorenzo Pjetrushi, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar, teksa ishte duke regjistruar një video për TikTok, ka humbur betejën me vdekjen.
Sipas medieve të huaja, 18-vjeçari ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka me djalin e ditëlindjes dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në tavanin e makinës që drejtohej nga i afërmi i tij dhe kishte bërë sikur po valëzonte dallgët. Mirëpo, sfida përfundoi në tragjedi dhe djali u rrëzua në mënyrë katastrofike përtokë nga mbulesa e automjetit, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.
Sipas hetimeve, i riu ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij. Miqtë dhe familja e djalit lajmëruan menjëherë ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spital në Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditë agonie të kaluar në reanimacionin e spitalit, ka ndërruar jetë.
Nuk mund të përjashtohet që çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim. Ndërsa, policia tanimë ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.
AlbaniaWeb.net