Thu, Nov 28, 2024

Pasiguria financiare/ Banka e Shqipërisë zgjat marrëveshjen e likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane

  • PublishedJanuary 30, 2024

Banka e Shqipërisë ka zgjatur edhe me një vit tjetër të marrëveshjen së saj të likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane (ECB).

Marrëveshja e mëparshme përfundonte këtë muaj, ndërsa tashmë do të jetë e vlefshme deri në janar 2025.

“Në bazë të marrëveshjes ekzistuese të dakordësuar në vitin 2020, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen [përsëri] e afatit të saj deri në muajin janar 2025. Kjo linjë i mundëson Bankës së Shqipërisë një linjë likuiditeti në euro në vlerën 400 milionë euro.

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar të Shqipërisë, në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonominë globale dhe tregjet financiare”-njofton Banka e Shqipërisë.

 


AlbaniaWeb.net