Tiranë/ Vinin baste sportive nga telefono, arrestohen tetë persona, tre të tjerë nën hetim
Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht, për vënie të basteve sportive përmes celularit.
Personat e vënë në pranga janë Oligert Rozani 29 vjeç, Fatjon Spahiu 37 vjeç, Ergys Shollo 36 vjeç, Bledar Mici 35 vjeç, Alban Balliu, 38 vjeç, Nexhmedin Tola, 49 vjeç, Ilion Mile 19 vjeç, dhe Olsi Hasa 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa personat që po ndiqen penalisht janë Sh. A., E. I., dhe D. H.
Këta persona u kapën në kuadër të operacionit “Last bet”, ku gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e tyre, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të tyre, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.
Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
AlbaniaWeb.net