Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis në Gjykatën e Apelit procesi ndaj Arbër Paplekajt, gjashtë oficerëve dhe dy ish-nën drejtorëve të policisë
Procesi gjyqësor ndaj Arbër Paplekajr akuzuar vrasje në rrethana cilësuese, gjashtë oficerë policie të repartit shqiponja nën akuzë për shpërdorim detyre, dhe dy ish nën drejtorë policie Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. ka nisur në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Paplekaj nuk është paraqitur, por ka përcjellë një deklaratë ku thotë nuk dëshiron të marrë pjesë.
“Dëshiroj të përfaqësohem nga av.Mirash Martini”, shkruan Papleka i dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vjet burgim, sipas gazetres së AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha.
Gjykata e Apelit konstatoi se të akuzuarit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e caktuar prej tyre. Gjykata theksoi se janë njoftuar edhe trashëgimtarët e viktimës Pjerin Xhuvani si dhe avokatja e tyre, kjo e fundit ka kërkuar të njoftohet ne adresë dhe jo me telefon.
Edhe policja e plagosur në atë kohë Xhensila Sota ( në cilësinë e viktimës në ngjarje) si dhe Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Pavllo Vuksani nuk janë paraqitur.
Prokurori i çështjes Gent Xholi u shpreh se “shterova rrugët e duhura dhe më të shpejta për të njoftuar avokaten e të afërmeve të Pjerin Xhuvanit. Megjithatë nëse mbrojtja kërkon njoftim në adresë do ta bëjmë zyrtarisht dhe jo në telefon.
Pra avokatja e familjarëve të Pjerin Xhuvanit i ka kërkuar prokurorisë mos e njoftonte me telefon, por në rrugë zyrtare për nisjen e procesit.
AlbaniaWeb.net