Wed, Nov 27, 2024

19 ndeshje këtë sezon, Skënderbeu ndan rrugët me lojtarin

  • PublishedJanuary 31, 2024

Erlis Frashëri nuk është më pjesë e Skënderbeut. Klubi korçar ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me mbrojtësin, me njoftimin që tashmë është shpërndarë në kanalet e klubit. “Klubi “Skënderbeu” ka shkëputur kontratën me konsensus me kapitenin Erlis Frashëri” – Shkruan klubi.

35-vjeçari ka luajtur në këtë edicion të kampionatit në 19 ndeshje. Për të, ky ishte sezoni i 3-të me këtë skuadër. Më parë, Frashëri është aktivizuar te Teuta, Kamza dhe Drenica.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net