Edona zbulon banorin për të cilin bën tifo po nuk e fitoi ajo çmimin e madh
Vetëm 2 ditë na ndajnë nga finalja e madhe dhe tashmë konkurrentët kanë filluar të japin opinionet e tyre rreth fituesit të çmimit. Banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Edona James, ka shprehur dëshirën që këtë Big Brother duhet ta fitojë Lumbardhi, nëse nuk e fiton ajo.
Në një bisedë në oborr, ajo u shpreh:
Nëse nuk e fitoj unë, dua ta fitojë Lumbardhi.
Momentalisht në shtëpi kanë ngelur vetëm katër finalistët: Edona James, Lumbardh Salihu, Shqipe Hysenaj dhe Blerando. Çmimi i madh në fillim ka qenë 200 mijë euro, por gjatë rrugës ai zbriti dhe fituesi do të marrë 140 mijë euro.