Shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen katër çiftet çerekfinale
U hodh paraditen e kësaj të mërkure shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Tetë skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë u njohën me kundërshtarët që do të kenë përballë, në synimin për të arritur te Kupa e Shqipërisë.
Dyshet e formuara nga shorti janë:
Erzeni-Vllaznia
Teuta-Tirana
Laçi-Egnatia
Kukësi-Partizani
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 mars.
()