Thu, Nov 28, 2024

“Ilnisa i ka futur marshin e pestë” Atalanta komenton lidhjet brenda “BBV3”

  • PublishedFebruary 1, 2024

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Atalanta Kërçyku, ku komentoi lojën e disa prej banorëve të edicionit të tretë të “BBV3”. Marrëdhënia e afërt e Bardhit me Sarën, ka shkaktuar qëndrime të kundërta në shoqërinë e Vesës dhe Artës me Bardhin pasi ata janë miq edhe jashtë. Me sa duket dy banoret aludojnë se Sara po bën lojë me Bardhin, prandaj nuk e mbështesin pëlqimin e Bardhit kundrejt saj. Ja si përgjigjet Atalanta në lidhje me këtë:

A mendon Atalanta se vajzat duhet të ndërhyjnë kaq shumë në raportin romantik të mikut të tyre?

Çdo njeri ka të drejtë të na pyesi dhe ne të përgjigjemi. Nuk e di se sa miq janë Vesa dhe Arta me Bardhin jashtë shtëpisë, në rast se janë të ngushtë edhe mund t’ua lejojë. Gjithsesi ato nuk e dinë nëse Bardhi e ka për lojë, ndoshta dhe Sara nuk e ka për lojë dhe në këtë rast po ulin figurën e Sarës pa të drejtë.

Kush mendon se do të lërë shtëpinë mbrëmjen e kësaj të shtune?

Mendoj që Gabriele, është më i predispozuar për të humbur këtë garë. Nuk e di a e ka kuptuar që është në “BBV”, duhet të jetë më aktiv. Është njësoj si Olsi. Prita shumë prej Olsit, e mendova finalist dhe më ka surprizuar. Ndoshta e ka dhe strategji, nuk e di.

Kush janë finalistët sipas Atalantës?

Juli, Romeo, Ilnisa mund të jetë dhe Albi ose Heidi. 

Si i ke parë marrëdhëniet romantike që po krijohen brenda shtëpisë së “BBV”?

Romeo dhe Heidi më pëlqejnë më shumë, e kanë marrë më shtruar dhe natyra ime e gjen veten tek një lidhje e tillë. Ilnisa i ka futur marshin e pestë, ndoshta tek ajo ndjenjat janë më të forta. Prisja prej saj të ishte aspak e cënueshme në aspektin e dashurisë. Nuk më pëlqen kombinimi i tyre. Ilnisën e shoh me një tjetër lloj mashkulli, jo me Meritonin. E mendova luftëtare të vetme në luftën e saj. Sara nga ana tjetër mund të kishte kombinim më shumë me Romeon, nuk mendoj se Bardhi i përshtatet asaj në aspektin fizik.