Fri, Nov 29, 2024

Klubi i Bundesligës bën zhurmë në fundin e merkatos, afron sulmuesin nga PSG

  • PublishedFebruary 1, 2024

Eintracht Frankfurt mbyll me zhurmë merkaton. Pak minuta më parë është bërë zyrtare afrimi i është Hugo Ekitike nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi mbërin në Frankfurt në formë huazimi, me klubin gjerman që rezervon të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit.

Francezi 21-vjeçar e pati të pamundur të gjente hapësira te kampionët e Ligue 1, pasi në Paris konkurrenca është shumë e madhe. Ekitike ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon me PSG, pa mundur dot të lërë gjurmë. Në edicionin e kaluar, në 25 ndeshje, ai realizoi 3 gola dhe asistoi katër herë.

Më herët, Ekitike ka luajtur për Reims në Ligue 1 dhe për Vejlen në Danimarkë. Skuadra e re e tij, Frankfurt renditet në vendin e gjashtë në Bundesligë. Synimi është i qartë, një vend për në Europë.

 

Rbbr

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net