Netflix publikon trailerin e parë për sezonin e dytë të Squid Game
Trailer-i i parë për sezonin e dytë të shumëpritur të “Squid Game” më në fund u publikua, tre vjet pasi seriali theu rekorde botërore. Ai shpejt u bë një nga shfaqjet televizive më të shikuara ndonjëherë të Netflix, duke kryesuar listat e shërbimit të transmetimit në mbi 94 vende.
Seriali grumbulloi mbi 1.65 miliardë orë shikimi, që është një arritje mjaft e mirë për një serial që para transmetimit nuk njihej nga shumë njerëz. Nëse ende nuk e keni parë Squid Game, ai përqendrohet rreth një konkursi vdekjeprurës që i sheh pjesëmarrësit të marrin pjesë në lojërat e fëmijëve në një përpjekje për të fituar një çmim të madh ku nëse humbet, vdes.
Traileri i shkurtër tregon lojtarin 456 që i ka ende flokët e tij të kuq duke premtuar se do të gjejë një person misterioz në anën tjetër të linjës telefonike. Data e publikimit për sezonin e dytë të “Squid Game” ende nuk është shpallur, megjithëse Netflix ka konfirmuar se do të dalë në transmetim në vitin 2024.
“Squid Game” fillimisht nisi transmetimin e sezonit të parë në Netflix më 17 shtator 2021 dhe shpejt fitoi popullaritet si një fenomen i kulturës pop, rrugës për t’u bërë seriali më i ndjekur i kompanisë në historinë e saj.