“Synohet titulli Botëror”, Jurgen Uldedaj “ndez” Anglinë, më 10 shkurt zbret në ring
Në një ndeshje spektakolare të planifikuar për më datën 10 shkurt, Jurgen Uldedaj do të ballafaqohet me John Fran Franck Mandy në Angli, duke sjell një duel të shumë pritur për tifozët e shumë shqiptar në Angli. Organizatori dhe mbështetësi i tij, Kristian Boçi, u shpreh i bindur se ky do të jetë një duel emocionues dhe shumë i fortë.
“Ky do të jetë një moment historik për sportin shqiptar,” u shpreh Boçi i cili shtoi Jurgen Uldedaj do të paraqitet si një simbol i shpresës dhe guximit për të gjithë komunitetin shqiptar në botë. Me entuziazmin dhe mbështetjen e mijëra tifozëve shqiptarë, Boci ka theksuar se ata presin që të mbushin pallatin e sportit në Angli. I bindur në sukses është edhe boksieri Jurgen Uldedaj:
“Ky është momenti im dhe jam i vendosur të shkoj përpara me guxim dhe pasion”, u shpreh sportisti shqiptar. Kjo ndeshje ka bërë që shpresat të rritën për një titull botëror për Jurgen Uldedaj, duke e bërë këtë duel një nga ngjarjet më të ndjekura në sportin e boksit.