Thu, Nov 28, 2024

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2029, Bayern transferon shokun e skuadrës së Uzunit

  • PublishedFebruary 1, 2024

Bryan Zaragoza është lojtari i Bayern Munchen. Klubi bavarez ka zyrtarizuar sulmuesin 22-vjeçar, i cili vjen nga skuadra e Granadës. Sipas njoftimit të klubit, spanjolli do të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa më pas hyn në fuqi transferimi i përhershëm. Zaragoza do të luajë te kampionët e Gjermanisë, të paktën deri në vitin 2029.

“Bryan Zaragoza është transferuar nga Granada në Bayern me efekt të menjëhershëm. Menjëherë pas përfundimit të huazimit deri në fund të sezonit, do të hyjë në fuqi marrëveshja që do të zgjashë deri më 30 qershor 2029” – Shkruan klubi.

Trajneri Tomas Tuchel kërkoi një përforcim në sulm, pas dëmtimit të Kingsley Coman, situatë që detyroi Bayern të ndërhyjë në këtë repart. Granada, skuadra ku luan Uzuni gjeti zëvendësuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për Facundo Pellistri nga Manchester United.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net