“Bëjmë puthjen e fluturës”, momente intime mes Romeos dhe Heidit
Romancat dhe flirtet mes banorëve brenda shtëpisë po shtohen dita-ditës. Me sa duket raporti mes Heidit dhe Romeos po bëhet gjithnjë e më i afërt. Gjatë ditës së sotme ata kanë kaluar momente mjaft romantike nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjatë një momenti kur Heidi ishte e ulur mbi prehrin e Romeos në dhomën e gjumit, ai i thotë:
Romeo: Do bëjmë puthjen e fluturës.
Heidi: Çfarë është puthja e fluturës?
Romeo: Se di çfarë është puthja e fluturës.
Heidi: Jo nuk do e bëjmë.
Romeo: Nuk është ajo që mendon ti, ma jep një çikë syrin.
Pasi Romeo i thotë këtë gjë ai afrohet dhe e puth tek syri, duke i treguar se kjo është puthja e fluturës.