Thu, Nov 28, 2024

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e grupit B6 ku bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli do të luhen në “Air Albania”

  • PublishedFebruary 5, 2024

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria U-17, së bashku me Irlandën U-17 dhe Izraelin U-17.

Skuadrat do të akomodohen dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” në datat 20, 23 dhe 26 shkurt.

Takimi i parë i grupit B6 do të jetë mes Shqipërisë dhe Irlandës. Ndeshja do të luhet në datën 20 shkurt në “Air Albania” prej orës 14:00. Sfida e dytë e grupit B6 do të zhvillohet më datë 23 shkurt, mes Irlandës dhe Izraelit po në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30.

Ndeshja e fundit e grupit B6 do të luhet më datë 26 shkurt mes Izraelit dhe Shqipërisë në “Air Albania” prej orës 14:00. Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë të ngjitet në Ligën A.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Shqipëri U17-Irlandë U-17                       20.02.2024     14:00       Stadiumi “Air Albania”

Irlandë U17-Izrael U-17                            23.02.2024     11:30       Stadiumi “Air Albania”

Izrael U17-Shqipëri U-17                          26.02.2024    14:00       Stadiumi “Air Albania”

 

AlbaniaWeb.net