Flet Edona pas daljes nga ‘BBVK’: Mos e pafsha më kurrë!
Edona James, një prej ish-konkurrentëve dhe një prej finalistëve të ‘BBVK’ mbrëmjen e së dielës ka patur një reagim lidhur me çdo gjë të ndodhur brenda shtëpisë nëpërmjet një videolive në Instagram.
Ajo ka folur rreth marrëdhënies që ka patur me banorët, ku ka theksuar se me një prej ish-konkurrenteve nuk do të flasë më kurrë për arsye të ‘pafytyrësisë’ që e karakterizon atë person.
Bëhet fjalë për Santianën ku Edona është shprehur: E pafytyrë ka me qenë, është Santiana. ‘E kam ditur se është e pafytyrë. Mos e pafsha më kurrë dhe të ma fshijë numrin. Të më bëj bllok më së miri.’