Kërkesë e shtuar për lëndë narkotike nga Evropa/ Prokurori Mara: Ky është problem më vete!
Prokurori i SPAK Vladimir Mara, gjatë konferencës së përbashkët me Prokurorinë e Firences për operacionin e përbashkët ku u goditën katër organizata kriminale, trajtoi si problem më vete rritjen e kërkesës për lëndë narkotike.
Duke folur për trafikimim e lëndëve narkotike, Mara tregoi se ka kërkesë të shtuar për droga nga të gjitha vendet e BE-së.
“Fenomeni i kërkesës për lëndë narkotike. Plagët që kjo lëndë narktotike hap në shoqëri. Jo vetëm në Itali, por në të gjitha vendet e BE-së po shohim kërkesë të shtuar dhe mendoj se ky është një problem më vete“, tha ai.
AlbaniaWeb.net