“Këta sot të kenë kujdes…”/ Ilnisa e nis ditën me humor të keq
Dita sot në ‘Big Brother Vip’ ka nisur e qetë por gjatë ditës parashikohet të ketë tensione dhe debate. Të paktën këtë la të nënkuptohej, Ilnisa teksa ishte duke biseduar me Meritonin në oborrin e shtëpisë, ku i thotë se çdokush që do i flasë sot duhet të ketë kujdes.
Duket se Ilnisa ka lënë disa diskutime pezull nga mbrëmja e kaluar të cilat siç thotë sot do t’i sqarojë të gjitha. Meritoni i qëndron pranë pa bërë asnjë koment. Theksojmë se dyshja janë çifti i parë për këtë sezon në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.
Ata duket se janë ‘partnerë’ të mirë edhe në lojë, pasi në shumë situata të tensionuara i kemi parë në krahë dhe mbështetje të njëri-tjetrit.
Biseda e plotë në videon më poshtë: