Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer
Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer. Nuk është kancer i prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar.
Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi trajtimet e rregullta ditën e sotme.
Pallati Buckingham thotë se: ‘Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur’.
Sakaq në deklaratë është thënë: Madhëria e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë në mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri.