Wed, Nov 27, 2024

Ndërroi jetë në fushë, familja e Dwamenës konfirmon datën e varrimit të ish-sulmuesit të Egnatias

  • PublishedFebruary 5, 2024

Raphael Dwamena mbylli sytë në moshën 28-vjeçare, me sulmuesin e Egnatias që u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Partizanit, për javën e 13-të në Superligë.

Në një sfidë që pritej spektakël mes dy ekipeve më në formë të momentit, në minutën e 24’ ndodhi momenti i frikshëm kur Dwamena u rrëzua në fushë, i cili më vonë humbi jetën rrugës për në spitalin e Kavajës.

Me anë të një posteri të postuar në rrjetet sociale, familja e tij ka konfirmuar datën e ceremonisë mortore të ish-sulmuesit ganez, që do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e stadiumit “Adxhirigano Astro Turff” të Ganës.

Duamena
Duamena

Ish-kapiteni i Egnatias ka pasur një histori me problemet e tij në zemër, duke pësuar kolaps në fushë dhe dy herë të tjera përpara ngjarjes tragjike në Rrogozhinë. Që pas mbërritjes e trupit të tij në Ganë më 17 nëntor 2023, nuk ka pasur më asnjë lajm rreth familjes së Dwamenës ose nga Federata e Futbollit të Ganës.

AlbaniaWeb.net