Fri, Nov 29, 2024

“Po kërkoni të poshtëroni opozitën”/ Zheji kundër Manjës: Pse vetëm ju i njihni ligjet e këtij vendi?

  • PublishedFebruary 5, 2024

Analisti Artur Zheji ka debatuar me ministrin Ulsi Manja sa i përket sa i përket kërkesës së opozitës për Komisionet Hetimore.

Për “Top Story”, Zheji tha se opozita bën sherr në parlament sepse nuk mbush dot sheshin, por situata nuk mund të trajtohet sikur ata janë mëkatarët dhe mazhoranca shenjtorët apo “opozita s’njohin ligjet, dhe ju i njihni në pushtet”.

Zheji: Duke përjashtuar mundësinë për të ngritur Komisione hetimore kemi përjashtuar mundësinë për të bërë opozitë. Por tani opozita është e dobët, është e përçarë, bën sherr në parlament sepse nuk mbush dot sheshin dhe normalisht mjerë të mundurit, mjerë të vegjlit, mjerë të dobëtit. Nuk është kaq e fisme arsyetimi se këta nuk e çojnë në Gjykatë Kushtetuese sepse… Domethënë këta që kanë humbur betejën e 2021-shit i kanë të gjitha fajet. Nuk mund të jetë tani shenjtorët këtej nga ju, mëkatarët andej. Ata që s’njohin ligjet nga opozita, ju që i njihni në pushtet. Ju të mirët, ata… Nuk shkon si ekuacion.

Manja: Nuk e thash këtë unë.

Zheji: Dakord, i keni numrat, por numrat nuk janë armë ose shpatë për të eliminuar kundërshtarin. Këtu jemi në demokraci, kundërshtari lihet gjallë. Dikur kundërshtari vritej dhe futej në burg, por e kemi kapërcyer njëherë këtë moment. Ju I keni numrat për t’i bërë të gjitha. Në mesjetë ju do të ishit fitimtarë dhe do t’i kishit mbushur burgjet plotë, do e kishit mbushur Bastijën plotë. Por jemi në demokraci dhe si e tillë i jepet mundësi kundërshtarit të bëjë shahun politik.

Rakipllari: I bie që kundërshtari të poshtërohet, poshtërohet dhe nuk i jepet asnjë e drejtë për të krijuar Komisionet Hetimore. Nuk e kishte menduar njeri që nuk do të krijohen Komisione Hetimore…

Manja: Që të krijohet duhet të ketë një produkt.


AlbaniaWeb.net