Thu, Nov 28, 2024

Shuhet mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu

  • PublishedFebruary 5, 2024

Liljana Cingu, e lindur më 31 dhjetor 1950 në Tiranë, e shquar si një prej artisteve më të mira dhe e quajtur ‘Shqiponja e Valles Shqipëtare’ ka ndërruar jetë ditën e sotme.

“Lili”, sikurse e thërrasin te njohurit Liljana Cingun, është një nga valltaret shqiptare, që ka krijuar një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj.

Ajo e ngjiti vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës duke i dhënë Shqipërisë një pikëpamje ndryshe, me plot histori, kulturë dhe folklor të pasur.

“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur. Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi” shkruan Teatri i Operas dhe Baletit në një postim në facebook pasditen e sotme.