Wed, Nov 27, 2024

Si të Hapni Oreksin Kur Jeni Sëmurë – Mënyrat Natyrale

  • PublishedFebruary 5, 2024

Studiuesit e mjekësisë janë të mendimit se ikja e oreksit kur jemi sëmurë, është një nga mekanizmat e organizmit për të luftuar sëmundjen ose infeksionin.

Ky proces riciklimi qelizor përdoret nga organizmi për t’u vetëpastruar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në mungesë të ushqyesve, qelizat detyrohen të rregullojnë vetë procesin e riciklimit duke shkaktuar edhe eliminimin e baktereve dhe viruseve.

Megjithatë ushqimi është i domosdoshëm dhe duhet të ndihmojmë trupit të rifitojë oreksin dalëngadalë.

Mungesa e gjatë e ushqimit është gjithsesi e dëmshme.

Kundërpërgjigja e Organizmit  Ndaj Mungesës Së Ushqimit

Mungesa e ushqimit shkakton stres dhe të qenit të stresuar nuk ndihmon në përmirësimin e shëndetit.

Konsumoni sa më shumë supa të lehta me limon.

Ka disa produkte që mund të përdorni të cilat i gjeni më poshtë nga AgroWeb.org

Majdanozi

Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore.

Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq.

Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun.

Majdanozin mund ta shtoni në supa të ngrohta.

Farat e Koprës

Kopra si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit.

Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës.

Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim.

Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim.

Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj.

Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta në një gotë ujë.

Nenexhiku

Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër problemeve me tretjen.

Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë.

Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit.

Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin.

Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur.

Çaji i nenexhikut përgatitet njësoj si çajrat e tjerë bimorë.

Limoni

Limoni ka fuqinë të stimulojë gjendrat e shijes.

Ai është i pasur me vitaminë C dhe ju ndihmon nga një sërë rreziqesh.

Konsumi i limonit stimulon oreksin dhe parandalon rënien jo normale të peshës, si pasojë e mungesës së oreksit./AgroWeb.org