Zhgënjimi në Kupën e Kombeve, te Maroku marrin vendimin për trajnerin
Maroku ishte një nga favoritët për Kupën e Kombeve të Afrikës 2023, por u eliminua në raundin e 1/16-ave nga Afrika e Jugut. Një rezultat shumë zhgënjyes për kombëtaren që u rendit e katërta në Botërorin e kaluar dhe që kishte vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e trajnerit Walid Regragui.
Megjithatë, sot Federata e Futbollit njoftoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin në funksion të dy angazhimeve të rëndësishme të radhës, përkatësisht Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 dhe Kupës së Botës 2026.
“Federata Marokene e Futbollit rinovon besimin e saj tek Walid Regragui për të drejtuar ekipin në fazën tjetër, duke i ofruar atij të gjitha mjetet e mbështetjes për të arritur statusin që ka futbolli ynë në përgjithësi dhe atë që meriton kombëtarja”- Shkruan Maroku. Ky vendim që bie ndesh me trendin e shumë Federatave të tjera, që ndryshuan trajner pas rezultateve jo të mira të arritur në këtë kompeticion.
(J.S/)