Bllokimi i Zgjedhores/ Alibeaj: Teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, u kërkoj ndjesë…
Enkelejd Alibeaj: Ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që më shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, por e shndërrojnë mbledhjen e komisionit në sallë muskujsh.
Edhe mazhoranca, ka treguar që është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti.
Listat e hapura, votimi e numërimi elektronik, votimi për shqiptarët janë Shqipërisë. Ky është testi që të dyja palët nuk duan ta pranojnë. Dua t’ju bëj me dije që qëndrimi i PD që në ditën e parë, nëpërmjet ndryshimeve të kodit zgjedhor, t’u japim shqiptarëve zgjedhje të ndershme. Të zgjedhin ata se kush janë përfaqësuesit real të tyre dhe jo interesat e vogla të njërës palë. Listat e hapura janë sfidë për secilën palë.
T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve, të zgjedhin ata se kë duan t’i përfaqësojë.
E dimë që Rama është më se i qetë me këtë ligj zgjedhor. Do të përdorë në çdo rast administratorët, patronazhistët, bandat, do t’i drejtohet shit-blerjesh së votave. Është detyrimi i çdo përfaqësuesi të opozitës, që me propozime konkrete, të vendosë mure ndaj abuzivizmit që Edi Rama po përdor për vjedhjen e zgjedhjeve. Të adresojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk është e vërtetë që ka dakordësi për mbledhjen që të zhvillohet të premten. Ne kemi qenë të gatshëm që në momentin më të parë për ta zhvilluar.
AlbaniaWeb.net