Thu, Nov 28, 2024

Inter në këmbët e Calhanoglu, turku njeriu titull, shifrat e tij janë fantastike

  • PublishedFebruary 6, 2024

Në derbin e Italisë, në sfidën Inter-Juve, kishte një hero, Hakan Calhanoglu. Turku është pa diskutim një nga lojtarët më të mirët në rolin e tij, në Evropë, ndërsa për Inter është jetik, i pazëvendësueshëm. Nëse ekipi i Simone Inzaghi-t është shumë pranë yllit të dytë në fanellë, kjo është edhe për meritë të Calhanoglu-s.

Ndaj Juves ishte pikërisht Cala ai që diktoi ritmin e lojës, drejtoi regjinë e Inzaghit, jo vetëm duke shërbyer, por flirtoi edhe me golin, goditi shtyllën, praktikisht bëri gjithçka, këtë e konfirmojnë edhe shifrat: 106 pasime bëri turku në këtë sfidë, ku 100 prej tyre ishin të sakta.

La Gazzetta
La Gazzetta

Jo vetëm pasime, Calhanoglu ka realizuar edhe 11 gola këtë sezon, e të mendosh që jemi vetëm në fillim të muajit shkurt: “Nuk ka mbaruar asgjë”, shkruan Calhanoglu në një postim në rrjetet sociale. Në Serie A, Inter nuk ka rivalë, por zikaltërit mund të kërkojnë hakmarrjen edhe në Champions League.

Corriere
Corriere

Post derbi i Italisë vijon të bëjë jehonë në mediat italiane, edhe “Corriere dello Sport” ka bërë një analizë në rubrikën top&flop. Nëse Calhanoglu ishte ai që shkëlqeu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vlahovic, serbi ishte në një mbrëmje jo, nuk u ndez në asnjë moment duke bërë që Juve të dalë “duar bosh” nga “San Siro”.

()

AlbaniaWeb.net