Wed, Nov 27, 2024

Mungoi tek festa, kriset miqësia mes Arbanës dhe Oltës?

  • PublishedFebruary 6, 2024

Olta Gixhari ka organizuar ditën e djeshme një ceremoni “Gender Reveal” ku ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj. Aktorja zbuloi do të sjellë në jetë një djalë dhe Amari do të bëhet me një vëlla.

Në festë morën pjesë shumë figura publike. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu etj., por ajo që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani. Dyshja kanë pasur një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh, por mesa duket ky raport ka ndryshuar pas “BBV2”.

Ndër komentet e shumta që Olta mori, mungonte një urim nga ana e Arbanës. Kjo e fundit nga ana tjetër ka postuar në Instagram foto në qytetin e Shkodrës.