NBA/ Garë e fortë për play-off, Lakers marrin fitoren e tretë radhazi (VIDEO)
Në NBA po bëhet gjithnjë e më fortë gara për një vend në play-off. Los Angeles Lakers më në fund arrin të bëjë tri fitore radhazi, teksa së fundmi mposhti 124-118 Charlotte Hornets.
Pretendentët për titull ngjisin disi shkallët në renditje në Konferencën e Perëndimit, duke u pozicionuar në vendin e nëntë. Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Russell me 28 pikë, si dhe James e Davis me nga 26 pikë secili.
Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që falë 36 pikëve të Leonard dhe 30 të Harden mundi 149-144 jashtë fushe Atlanta Hawks. Fitorja e katërt radhazi për Clippers, që tashmë janë vetëm një fitore larg vendit të parë në Perëndim.
Ndërsa Dallas Maverricks fitoi 118-102 në fushën e Philadelphia-s, një përballje e dominuar nga miqtë. 6 lojtarë të Dallas realizuan mbi 14 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që triumfoi 109-98 ndaj Brooklyn Nets jashtë fushe. Curry me 29 pikë e Cuminga me 28 ishin më të mirët në fushë për Warriors, të cilët ende mbeten larg pretendimeve të zakonshme, në vendin e 12-të.
()