Fri, Nov 29, 2024

Përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Itali para syve të të dashurit, Matteo Salvini kërkon tredhje kimike për 7 adoleshentët

  • PublishedFebruary 6, 2024

Përdhunimi i një vajze 13-vjeçare në një tualet publik në Itali nga shtatë të rinj emigrantë të paligjshëm ka shkaktuar reagime të forta në Itali.

Adoleshentët e moshës nga 15-19 janë nga Egjipti dhe e përdhunuan 13-vjeçaren para syve të të dashurit 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit. Pas zbulimit të makthit që përjetoi 13-vjeçari, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, bëri thirrje për tredhje kimike të autorëve të sulmit brutal ndaj të miturës.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë: kastrimi kimik”, tha Salvini.

Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.

Pra Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat, duke parë si hormonin që shkakton shtytjen e seksit. Bëhet përmes administrimit të ilaçeve antandrogjen, qoftë në formë pilulash, ose më shpesh përmes injeksioneve.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri i Italisë, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se “ne këmbëngulim që tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët, dënimet e përjetshme për incidente të ngjashme dhe siguria më e madhe në qytetet tona”.

Duke përshkruar atë që ka kaluar nga duart e shtatë autorëve, 13-vjeçarja tha: Dy prej tyre më kapën mua dhe të tjerë të dashurin tim. Dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment.

13-vjeçarja tha se po përpiqej të arratisej së bashku me të dashurin e saj, por nuk ia dolën dot pasi ishin shtatë dhe ishin vetëm dy.

“Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan të dashurin tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: Të lutem, të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj.” Përdhunimi ka vazhduar për 30 minuta derisa çifti ka mundur të çlirohet dhe të arratiset. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të kapë bandën prej shtatë personash brenda 24 orëve.

Viktima ka identifikuar dy të miturit si autorë të dyshuar të përdhunimit, njoftoi dje policia.

Njëri prej tyre mësohet se ishte njëri prej përdhunuesve, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe frenonte të dashurin e vajzës. Tek një prej tre të miturve u gjet material gjenetik.


AlbaniaWeb.net