Wed, Nov 27, 2024

Samuel Eto’o jep dorëheqjen si president, Komiteti Ekzekutiv i del kundër

  • PublishedFebruary 6, 2024

Samuel Eto’o ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit. Është lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë, duke shpjeguar zgjedhjen e ish-sulmuesit të shquar, por në të njëjtën kohë saktësohet se Komiteti Ekzekutiv e ka refuzuar:

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Z. Eto’o Fils Samuel, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para anëtarëve të organit ekzekutiv federal, duke i ftuar ata të bëjnë të njëjtën gjë me gjithë shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre.

Në fund të debatit dhe diskutimit pasues, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit.

Si komitet rinovojmë të gjithë besimin tonë tek ai për të vazhduar me të njëjtin shtysë punën e rindërtimit dhe zhvillimit të futbollit kamerunas, nga baza në krye, siç parashikoi në projektin e tij të vlerësuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të 11 dhjetorit”.

()

AlbaniaWeb.net