Trondit nëna e 34-vjeçarit: Ajo ka pasur lidhje të tjera
Nëna e 34-vjeçarit Asqeri Mandri ka folur për mediat, pas arrestimit të të birit, menjëherë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, ku kjo e fundit deklaroi se e dhunonte dhe e mbante të izoluar në banesë, monitoruar nga kamera sigurie.
Ajo ka deklaruar se djali i saj nuk e ka dhunuar asnjëherë, ndërsa nusja ka pasur lidhje jashtëmartesore, dhe i shoqi ia ka falur.
“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi.”
“I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar.”
“Djali u kthye, i thashë mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat.”
E ëma deklaron se ai ka vendosur kamera pasi ishte xheloz dje se djali i saj është futur për arsye të kota në burg.
“Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz.”