Banorë të rinj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kush janë VIP-at që u bënë pjesë e Big Brother
Dy banorë të rinj tashmë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Françeska Murati dhe Endrik Cani nga Urban Band janë dy VIP-at që hynë sot në Big Brother.
Endriku është një person jo i panjohur për banorët, përkatësisht për Sarën.
Ai është ish i dashuri i Sara Gjordenit, por tashmë do të jetë banor.
Pas hyrjes në shtëpi takimi mes tyre ishte i ftohtë, teksa shihej qartë mimikat që banorja bëri.
Por përpara se të hynin në living atyre iu kërkua nga moderatori Ledion Liço, që të zgjidhnin një nga krevatet që dëshironin për të fjetur.
Françeska vendosi t’i marrë shtratin Rikes, duke e detyruar atë të zgjedhë një vend tjetër. Gjë që nuk u prot aspak mirë nga banorja.
Nga ana tjetër Endriku vendosi të mos bëjë “armiq” që në fillim, pasi zgjodhi nje shtrat që ishte bosh.
AlbaniaWeb.net